Kosova kërkon përkrahjen e Italisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Ministri i Jashtëm, Enver
Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë,
Andreas Ferrarese.
Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit,
Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.
Ambasadori
Andreas Ferrarese tha se Italia do të vazhdojë të mbështesë Italinë.
Ai po ashtu theksoi gatishmërinë e Italisë për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh me Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2013,
ora 15:58