Kosova kërkon anëtarësimin në OKB përmes dialogut
Republika e Kosovës do të kërkojë që të arrijë anëtarësimin e plotë në OKB nëpërmjet procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Lajmi bëhet i ditur nga “Koha Ditore”, e cila duke ju referuar burimeve të saj shkruan se krahas integrimit të veriut, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejë edhe për mundësimin që Kosova të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Çështja e njohjes nga Serbia është relevante. Serbia mund edhe të mos e njohë Kosovën formalisht, ndonëse për të mirën e tyre do të ishte sikur ta bënin këtë. Normalizimi i marrëdhënieve nënkupton heqjen e pengesave dhe funksionimi i Kosovës si anëtare e OKB-së”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë qeveritar. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori