Kosova ka ende nevojë për EULEX-in
Florent Muçaj, drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime Kushtetuese thotë se prokurorët dhe gjyqtarët vendorë kanë nevojë të tregojnë aftësitë e tyre e të japin shembull se po e kryejnë në mënyrë të efektshme misionin.

Muçaj thekson se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të besuar që ata janë plotësisht të aftë për të zëvendësuar në kapacitete të plota misionin e EULEX-it.

“Në shumë sfera institucionet tona kanë ndërtuar kapacitete të plota për të zëvendësuar misionin e EULEX-it, përveç në segmentet që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku akoma shihet një nevojë e asistencës, pasi nuk janë dhënë shembuj të mjaftueshëm”, thotë ai në një intervistë për "Tribunën". /albeu.com/


Shtuar më 18/10/2013, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori