Kosova ka 203 heronj që ranë para luftës së UÇK-së
Numri i tërësishëm i të rënëve në territorin e Kosovës para Luftës Çlirimtare të Kosovës është 203, ndërsa numri i të plagosurve është 234.

Kështu ka bërë të ditur sot Komisioni i familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të Kombit, të rënë para Luftës Çlirimtare të Kosovës, gjatë një konference për medie ku të pranishëm ishin edhe anëtarët tjerë të këtij Komisioni si dhe familjarë të dëshmorëve.

Kryetari i Komisionit, Naim Zhitia, tha se këto të dhëna ata i kanë marrë nga nënkomisionet e tyre të formuara nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

“Numri i tërësishëm i të vrarëve në tërë territorin e Kosovës, të vrarët në rrethim, në burg, në atentat, në demonstrata, si dhe në Armatën jugosllave është 203. Ndërkaq, numri i të plagosurve në tërë territorin e Kosovës është 234. Ky është numri i të vrarëve dhe i të plagosurve, që do të thotë se shifra e përbashkët e të plagosurve dhe të vrarëve është 437 në tërë territorin e Kosovës”, tha Zhitia.

Ata edhe kësaj here thanë se nuk do të ndalen derisa atyre t’u njihet statusi i dëshmorëve të kombit. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2015, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori