Kosova jep para për ndërtimin e katedrales, Haradinaj iu përgjigjet kritikëve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se me buxhet të Kosovës do të ndihmohet Franca , për të restauruar katedralen Notre Dame, që është djegur ditë më parë.

Ky vendim i kryeministrit Haradinaj ka marrë kritika të shumta nga deputetët e shoqëria civile. E ndaj këtyre kritikave ka reaguar këshilltarja e kryeministrit, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo në një status në Facebook ka thënë se Evropa po vazhdon ta ndihmojë Kosovë, dhe vendi ynë duhet ta ndihmojë Francën në këtë rast.

“Abuzimi që e bëjnë disa me vendimin për solidarizim me Francën është i paprecedent. Me këtë logjikë, BE-ja duhet ta ndal menjëherë ndihmën për Kosovën”.

Haradinaj-Stublla thotë se të vetmit që e kanë këtë logjikë në Evropë janë ekstremistët që kërkojnë që mos t’iu ndihmohet atyre që s’janë evropianë, ose evropianë të vërtetë.

“Edhe në Evropë ka varfëri, por Evropa vazhdon të ndihmojë Kosovën! Edhe para 20 vitesh kishte njerëz që thoshin “pse duhet ne të merremi me Ballkan?”. Në vend se t’a shprehin solidaritetin me kryeqytetin e Francës, këta përdorin logjikën e njejtë si për Prishtinën, që e pushtuan e shkatërruan pamëshirshëm për 20 vjet rresht. S’pritet prej tyre t’i kuptojne vlerat e trashëgimisë botërore, vlerat perëndimore, e as aktet e solidaritetit modest”.
Shtuar më 17/04/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori