Kosova jep 100 mijë euro për rikthimin e familjeve irakiane e siriane
Qeveria e Kosovës ka vendosur sot të ndajë 100 mijë dollarë donacion për kthimin e familjeve në shtëpitë e tyre të rrënuara nga lufta në Siri dhe Irak.

Ky vendim është marrë në kuadër të propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS, shkruan arbresh.info.

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se është shumë e rëndësishme që Kosova, si pjesë e koalicionit anti-ISIS të jap ndihma ashtu siç ka marrë edhe vetë në kohë të vështira nga vendet e tjera.

“Të ndahen mjete financiare prej 100 mijë dollarë amerikanë për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS nga shpenzimet e paparashikuara nga kategoria ekonomike e rezervës.

Këto mjetet do të përdorën për kthimin e banorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri. Pas aprovimit nga ana e Qeverisë obligohet ministria e Financave për zbatimin e këtij projekti. Ne kemi qenë fitues të donacioneve nga vendet tjera dhe Kosova e ka për nder që të jap ndihmë”, u shpreh Haradinaj.

Ky propozim u miratu nga kabineti qeveritar.
Shtuar më 20/10/2017, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori