Gjermania vendos kufizime të rrepta për të pavaksinuarit

Pas përhapjes masive të variantit Delta, Gjermania ka vendosur masa të rrepta kufizuese për njerëzit që nuk kanë marrë vaksinën.

Qasja në restorante, parukeri, klinika, pishina dhe zona të tjera të brendshme do të lejohet vetëm për ata që janë vaksinuar, ata që janë shëruar dhe kanë pasur një test negative.

Një javë më parë, Komiteti i Përhershëm Gjerman për Vaksinat (Stiko) rekomandoi vaksinimet për të gjithë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe kjo pritet të ndikojë në shkallën e vaksinimeve.

Gjithashtu, nga 11 tetori, testet e shpejta diagnostikuese nuk do të jenë më në dispozicion falas në Gjermani, të cilat gjithashtu mund të kenë një efekt pozitiv në përqindjen e të vaksinuarve./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 16:41