Kosova i vendos sanksione Rusisë
Pëlqej
Kosova ka vendosur sot ti vere sanksione Federetës Ruse, si një reagim ndaj agresionit të Rusisë në lindje të Ukrainës.

Propozimi për këtë vendim të qeverisë është dhënë nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe nga ministri i Financave, Besim Beqaj.

Sanksione janë vendosur mbi disa produkte që importohen nga Rusia.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se qeveria e Kosovës me këtë vendim e mbështet SHBA-në dhe BE-në sa i përket vendimit për ti vendosur sanksione Moskës zyrtare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet sanksionet e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve ndaj autoriteteve të Federatës Ruse. Sanksionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë të përcaktuara në shtojcën numër një, bashkangjitura ndaj këtij vendimi”, tha Thaçi.

Ndërsa, ministri Enver Hoxhaj theksoi se ky vendim është në proces të obligimeve shtetërore të Kosovës ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj tha se ministria që e udhëheqë do ti zbatojë sanksionet e miratuara. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori