Kosova historikisht ka humbur nga ndryshimet e kufijve
Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar në Pejë se sipas të gjitha dokumentacioneve të prezantuara edhe në mbledhjen e djeshme të LDK-së, kanë bërë të qartë se Kosova nuk e humb asnjë milimetër tokë.

Mustafa ka thënë se është i vetëdijshëm që nëse kthehet në histori, Kosova ka humbur nga ndryshimet e kufijve.

Ai ka komentuar edhe deklarimet e deputetit të partisë së tij, Shpejtim Bulliqi rreth kufirit duke thënë se i njëjti nuk ka arritur të dëshmojë me asnjë fakt se kemi humbur tokë me këtë marrëveshje./albeu.com/

Shtuar më 22/07/2016, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori