“Baba i katër fëmijëve”, rrëfimi i gazetares për jetën e Ervis Martinajt: Nga ka ardhur dhe si iu fut biznesit, disponon video të emrave VIP

Gazetarja Klodiana Lala ka rrefyer detaje nga jeta e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Lala tregoi se ai është me origjinë nga Mali i Zi, është lindur në Burrel dhe më pas së bashku me familjen është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes.

Ajo bëri me dije gjithashtu se Ervis Martinaj është arsimuar në Itali dhe pasi është kthyer në Shqipëri është marrë me biznesin e lojërave të fatit.

“Ervis Martinaj është me origjinë nga Mali i Zi, ka lindur në Burrel, është vendosur më pas në zonën e Fushë- Kuqes, është  arsimuar jashtë vendit në Itali është babai i katër fëmijëve. Erdhi dhe hyri në biznesin e lojërave të fatit ku dhe kishte licencë”, theksoi Lala.

Për herë të parë, emri i Ervis Martinajt sipas Lalës u përmend në vrasjen e Ervis Doçit, në vitin 2013.

“Ishte vrasja e Ervis Doçit, në vitin 2013, ku u diskutua për herë të parë Ervis Martinajt.  Nuk ishte një njeri i ardhur nga rruga, familja e tij kishte një potencial të mjaftueshëm ekonomik. Hyri në biznesin e lojërave të fatit dhe më pas filloi ky rreth i mbyllur dhe vicioz brenda të cilit mbeti Ervis Martinajt. Ka një mendje diabolike, është një njeri që ka sy dhe mbrapa. U arrestua pak kohë, pasi u lirua”, u shpreh Lala.

Sipas gazetares në akt-ekspertizën e autoriteteve izraelite është thënë se Vis Martinaj kishte video, audio dhe mesazhe të shkëmbyera me njerëz të rëndësishëm.

“Kjo ishte arsyeja që Ervis Martinaj doli i paprekur nga drejtësia shqiptare. Ushtroi presion dhe shantazh tek ata të cilët i kishte kapur peng”, tha Lala.