Kosova "fundos" importet nga Serbia, Shala shpjegon arsyet e vendimit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka shkruar në Facebook, pasi qeveria mori vendim që të ngris në 100 për qind taksën ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Ai thotë se ky propozimi tij për taksa të reja erdh në vazhdën e përpjekve që të fuqizohet prodhimi vendor.

Shkrimi i plotë i ministrit Shala nw Facebook

nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Ne vazhdën e përpjekjeve tona për të fuqizuar prodhuesit vendorë , për të fuqizuar ekonominë dhe shtetësinë tonë, sot me propozim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria vendosi që ta ngris në 100 për qind taksën e importit ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ju ftoj të gjithëve, të nderuar qytetarë të vendit tonë, prodhues, tregtar, që t’i bashkangjiteni kauzës tonë, për zhvillim të vendit, për rritjen e punësimit dhe mirëqenies për qytetarët tonë.

nderuar prodhues, kërkoj nga ju të fokusoheni në cilësi. Produktet duhet të arrijnë cilësinë e standardit më të lartë në mënyrë që konsumatori-qytetari i Republikës të Kosovës, mos të ketë asnjë mëdyshje në përzgjedhjen e konsumit të tyre ditorë.

nderuar tregtarë, le të bashkohemi dhe të bëjmë zgjidhje kreative. Ta hulumtojmë tregun së bashku dhe të gjejmë vende tjera për të bashkëpunuar. Rritja e eksportit të produkteve dhe jo të mirave materiale, duhet të bëhet prioritet.

Siç e dini prodhuesit kosovar ballafaqohen me barriera të ndryshme në Serbi, produktet e të cilëve nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë.

Sa i përket barrierave tregtare me Bosnjën janë po të njëjtat, si ato me Serbinë.

Ministria që unë udhëheq e përkrahur poashtu nga Qeveria e Kosovës, do të fokusohet në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj, duke krijuar kushte sa më të volitshme për prodhuesit dhe tregtarët vendorë. Andaj shpresojmë në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në rrugëtimin tone për të fuqizuar Kosovën, prodhuesin dhe tregun e saj.
Shtuar më 21/11/2018, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori