Kanë vazhduar edhe sot protestat në Veriun e Mitrovicës, kundër vendimit të Qeverisë së Ramush Haradinajt për taksë prej 100 për qind për produktet me origjinë serbe.
Protesta e sotme është organizuar nga studentët, të cilët në mënyrë simbolike në duart e tyre kanë mbajtur pjata të thata, si përgjigje për taksën. E megjithatë ata jetojnë në shtetin e Kosovës dhe mund të blenë mallra vendore, të Shqipërisë apo
ndonjv shteti tjetër. Por e gjitha është një propogandë e pastër për tu ndarë nga
Kosova.
Slogani i kësaj proteste ka qenë “Evropë, nga fjalët në vepra”.
Kjo protestë kishte filluar me pesë minuta heshtje, ndërsa gojët e tyre i kishin mbyllur me ngjitës.
Shtuar më 29/11/2018,
ora 11:39