Kosova është përpjekur të përfitojë nga pranverë
Arabe. Me të pëlcitur trazirat që në disa prej vendeve
arabe çuan në ndryshimin e regjimeve.
Kosova mbështeti forcat reformatore duke iu bashkangjitur fuqive perëndimore edhe atyre rajonale si janë Turqia,
Katari dhe
Arabia Saudite në mbështetje të revolucioneve në Egjipt, Libi dhe Siri....
Kështu shkruan sot gazeta Turkish Weekly në një artikull kushtuar Kosovës dhe njohjeve që po mungojnë nga bota
arabe.
Kosova kishte llogaritur se Turqia,
Katari dhe
Arabia Saudite, të cilat tashmë kanë njohur Kosovën do të luajë rol me ndikim të madh tek shtetet që përjetuan Pranverën
arabe, shkruan Zëri.
Kosova ka shpresuar se këto shtete me ndryshimet e brendshme do të ndryshojnë edhe politikën e tyre të jashtme në favor të njohjes së vendit. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012,
ora 17:21