Provokuese në stadium, por Miss Polonia shfaqet e përlotur pas humbjes rrugëve të Tiranës (FOTO LAJM)

Shqipëria fitoi ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, aty ku Asani me një kryevepër dhe Daku me një shpikje, i dhanë 3 pikët skuadrës sonë Kombëtare.

Shumë emra të njohur të ekranit shqiptar kanë mbushur shkallët e stadiumit, por nuk kanë munguar edhe emrat e njohur nga Polonia.

Martyna Chodorowska, e cilësuar si Miss Polonia, ishte mbrëmë në stadiumin “Air Albania”.

E ndjekur nga më shumë se 70 mijë persona në profilin e saj në Instagram, Miss-i ka publikuar foto nga stadiumi duke shkruar:

“Zgjuar që në orën 5 të mëngjesit dhe ja ku jam në Tiranë. Nuk do të kthehemi mbrapsht pa 3 pikët”.

Por pas humbjes përballë Shqipërisë, ajo nuk ka ndaluar me postime ku ka shprehur hapur mërzinë.

Gjithsesi ajo nuk është larguar nga Shqipëria. Martyna Chodorowska po shijon sot plazhin e Qeretit.