Kosova e Shqipëria me treg të përbashkët ushqimor
Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për të krijuar një treg të përbashkët ushqimor. Kjo është shprehur gjatë takimit që ministri i Bujqësisë së Kosovë, Memli Krasniqi, ka zhvilluar në Prishtinë me homologun shqiptar, Edmond Panariti. Duke vlerësuar se ky takim është me rëndësi për bashkëpunimin mes dy vendeve, Krasniqi tha se raportet midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë shembulli më i mirë i bashkëpunimit rajonal.

Sipas dy homologëve në vizitën e ardhshme do të vijohet edhe me hapat konkrete për realizimin e këtyre qëllimeve.
Ndërsa ministri Panariti, tha se në këtë takim u diskutua me seriozitet çuarja përpara e bashkëpunimit të suksesshëm në mes të këtyre dy qeverive në fushën e bujqësisë dhe sipas tij, ata u përqendruan më së shumti në lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave në dy anët e kufirit.

Panariti tha se dy vendet do punojnë për krijimin e një tregu të përbashkët.

Takimi i radhës ndërmjet këtyre dy ministrive do të mbahet në Shqipëri, kur pritet të jenë të gatshme dokumentet për nënshkrim, në mënyrë që të mund të fillojë zbatimi i këtyre qëllimeve. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori