Berisha: Nesër hapim dyert e PD-së, blindat me kamion te shtëpia e Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në protestën e ditës së nesërme dyer e PD-së do të hapen dhe të gjitha blindat, do të ngarkohen në kamion dhe do të çohen afër shtëpisë së Bashës.

“Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do u rikthehet demokratëve. Nuk ka blind, apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë. Ata do i ngarkojmë në një kamion dhe do ja dërgojë pranë shtëpisë. Kemi informacione të regjistruara. I ftoj ata dhe familjet e tyre t’i nxjerrin nga selia, të shkojnë në shtëpitë e tyre, të mos bëjnë mercenarin sepse do të përballen me pasoja shumë të rënda. Kemi pa diskutim emra. I kemi të identifikuar, por këtu përgjegjës numër një është Lulzim Basha, Lulzim Brava, që nxjerr zëdhënësit e tij dhe mashtron” tha Berisha./albeu.com


Shtuar 7.01.2022 13:41