Kosova, e papërgatitur në bisedime me Serbinë
Instituti Kosovar i Paqes ka mbajtur ka paraqitur sot të dhënat e studimit të “Të Largosh Mjegullën e një Konflikti”
ku paraqiten problemet e veriut të Kosovës.

Në studim thuhet se pakoja e Ahtisarit i ka favorizuar shumë serbët dhe kudo në Kosovë kanë të drejta të barabarta, janë të lirë, kanë qasje nëpër institucionet e Kosovës dhe nga nota 5 maksimale i është dhënë nota 4.5 autonomisë së serbëve të Kosovës. Kryetari i bordit të KPJ-së Veton Surroi,



Kosova dhe Serbia nuk e kanë kryer marrëveshjen e tyre me Pakon e Ahtisaarit, e as Bashkësia Ndërkombëtare nuk e ka përfunduar ndërmjetësimin e vet në këtë çështje. Në asnjë moment nuk ka shkuar ekipi negociator i Kosovës për të thënë se ne nëpërmjet këtyre negociatave e shohim fundin këtu. Në momentin kur nuk përcaktohet fundi i konfliktit atëherë kemi anashkaluar temat që mund të jenë me shumë rendësi”, ka thënë Surroi. Për çështje të njëjta si në ato ku janë prezantuar studimet kanë diskutuar edhe paneli në përbërje të Rada Trajkoviq nga Lista e Bashkuar Serbe, Arsim Bajrami nga PDK-ja dhe Vjosa Osmani nga LDK-ja. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2013, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori