Familja Dibrani ka tetë vjet që
jeton në një varfëri ekstreme në një shtëpi në minierën e Kishnicës.
Pesë vajza të familjes kanë probleme në zhvillimin e tyre fizik dhe mendor.
Kjo familje
jeton vetëm në mëshirë të fatit, por edhe në saj të ndihmës së babait, i cili përpiqet e punon jashtë minierës dhe përpiqet të nxjerrë ndonjë gjë për fëmijët, shkruan Tribuna.
Bashkëshortja e kryefamiljarit,
Bedri Dibranit thotë se jetojnë në kushte tejet të këqija, ku nuk ka as bukë dhe gjendja në shtëpi është e mjerë.
Madje, ajo shton se aq gjendje e keqe është brenda shtëpisë,, saqë aty ka minj dhe gjithandej ka "mbirë myk". /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014,
ora 10:27