Kosova e kërkon ndërsa Radoiçiç takohet me Vuçiçin
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takua me përfaqësuesit e Listës Serbe. Pas bisedës, Vuçiç ka thënë se shqiptarët dëshirojnë të përfshijnë numër sa më të madh të serbëve nga Kosova në Ushtrinë e Kosovës dhe iu ka bërë thirrje atyre që të mos kyçen.

Vuçiç me përfaqësuesit e Listës Serbe, në mbledhje edhe Radoiçiç.

“Ata kanë shpallur konkurse për Ushtrinë e Kosovës gjegjësisht ushtrinë shqiptare e sidomos për këtë po insistojnë në Anamoravë nëpër fshatrat serbe, prej Kuscit të Epërm deri në Novobërdë, prej Pajsanit, Parteshit, Budrigës së Poshtme dhe fshatra tjera. Duan të mbledhin sa më tepër serbë për Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiç për “TV Përva”.


Shtuar më 22/02/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori