Kosova e di çdo të thotë Serbi anti-evropiane
Marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, i sheh këto dy vende si dy shtete fqinj, ndërsa hapja e Zyrave Ndërlidhëse në veri mes tyre është përsëri një tjetër marrëveshje e rëndësishme.

I këtij mendimi është Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj në lidhje me këto dy ngjarje të rëndësishme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, shkruan e përditshmja austriake “Wiener Zeitung”.

Hoxhaj pyetjes së gazetës nëse ka pasur takim mes ministrave të jashtëm të Kosovës dhe Serbisë i është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë takim bilaterel mes tyre, por i ka rastisur që të jenë në konferenca të ndryshme në vende të ndryshme, ku mund të kenë shkëmbyer edhe dy fjalë.

“Nganjëherë edhe kemi biseduar, dhe duke e krahasuar me periudhën e dy vjetëve më parë është krijuar një shtendosje midis Kosovës dhe Serbisë”- ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj thekson se një vizitë zyrtare nuk mund të ndodhë së shpejti, por se megjithatë ka zhvillime pozitive, pasi në dy vitet e fundit mes dy shteteve janë zhvilluar njëmbëdhjetë takime dhe është negociuar më shumë se 200 orë.

“Në Ballkan nuk ka asnjë vend tjetër që e di më mirë se Kosova se çfarë do të thotë një Serbi anti-evropiane”, dhe pikërisht për këtë “ne jemi shumë për atë që në Beograd të kemi politika dhe forca evropiane ka shtuar Hoxhaj më tej. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2013, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori