Kosova duhet të ndryshojë shpejt ligjet
Deputetët e Kosovës e konsiderojnë të tepërt që të bëhen ndryshime legjislative në vend për të zbatuar marrëveshjen e 19 prillit mes saj dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes së arritur me Serbinë më 19 prill, një prej kërkesave kyçe të Kosovës ka të bëjë me ndryshimet të rreth 30 ligjeve, shkruan Zëri.

Bëhet fjalë për ligjin për amnistinë, policinë, gjyqësinë, qeverisjen lokale e të tjera, në mënyrë që t’i përshtaten zbatimit në terren të marrëveshjes, e cila ka të bëjë me krijimin e asociacionit të komunave serbe në veri, inkuadrimin e strukturave paralele në institucionet kosovare...

Madje, Brukseli zyrtar u ka dhënë afat institucioneve kosovare që shumë prej këtyre ligjeve duhet të ndryshohen dhe amendamentohen gjatë muajit qershor të këtij viti. Kjo gjë është shumë shqetësuese për deputetët kosovarë dhe për analistët politikë, njëjtë siç kanë sjellë ligjet e miratuara me nguti nga pakoja e Ahtisaarit. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori