Do ekzekutonin “Otin” e Elbasanit? Kunati dhe miku i Erion Alibejt mbërrijnë në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie.

Ata do të njihen me masën e sigurisë pasi akuzohen se kanë marrë urdhër nga Erion Alibej për të vrarë Elton Kilën, i njohur ndryshe si ‘Oti i Elbasanit’, atentat që dështoi pasi u zbulua BMW X6 me 3 kallashnikovë brenda.

Spahiu dhe Preci u arrestuan disa ditë më parë nga policia.

Arben Spahiu është kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është miku i tij.

Në çantën tip marsup të sekuestruar nga policia ditën e shtunë, kur ndodhi arrestimi,  janë gjendur dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut.

Atentati dështoi pasi dhjetëra forca policie rrethuan makinën BMW X6 në bordin e të cilës u sekuestruan 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat.

Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person shumë i njohur i institucioneve ligjzbatuese.

Arben Spahiu është vëllai i Arjan Spahiut ose siç njihej ndryshe “Arjani i vogël”, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në Belgjikë. Ndërkohë, Erjon Alibej gjendet u arrestuar me akuzën e prokurorisë për vrasjen e Riger Runajt dhe Emiljano Ramazanit si hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në Elbasan bashkë me dy persona të tjerë.

Prorokuroria dyshon se vrasjet në Elbasan po ndodhin për shkak të prishjes së pazareve të drogës duke sjellë një numër të madh viktimash. /albeu.com


Shtuar 23.02.2023 11:59