Qeveria e Kosovës ka pranuar sugjerimin e Selisë së Shenjtë për emërimin e një diplomati në Vatikan, i cili do të
vendoste "marrëdhënie
paradiplomatike".
Ky do të ishte një hap i parë, deri në njohjen përfundimtare që Vatikani do të mund ti bëjë Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se autoritetet më të larta të Selisë së Shenjtë kanë sugjeruar që të emërojnë një diplomat, i cili do të
vendoste marrëdhëniet
paradiplomatike deri në njohjen
perfundimtare të Republikës së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014,
ora 09:03