Befason vajza e Roman Abramovich, del kundër Putin (FOTO LAJM)

Sofia Abramovich, vajza e pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, godet në Instagram “propagandën e Kremlinit” që pretendon se “shumica e rusëve qëndrojnë me Putinin” mbi vendimin e tij për të bërë luftë në Ukrainë.

Babait të saj dhe Presidentit të skuadrës nga Londra, Roman Abramovich do t’i ndalohet të jetojë në Britani, pasi që konsiderohet si një nga 35 oligarkët që e mbështesin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar vajzën e tij që të dal me një deklaratë kundër Putinit. Ajo në postimin e saj la për të kuptuar se është kundër tij dhe se Rusia nuk është në mbështetje.

 


Shtuar 25.02.2022 20:17