Kosova dhe Tajlanda se shpejti lidhin marredheniet diplomatike
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës në Tajlandë ka zhvilluar shumë takime me përfaqësues të Qeverisë së Mbretërisë së Tajlandës, shoqërisë civile dhe me shumë diplomatë dhe përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Nje takim te vecante, ministri Hoxhaj e ka zhvilluar! me zevendesministrin e Puneve te Jashtme te Mbreterise se Tajlandes, Jullapong Nonsrichai.

Ministri Hoxhaj ka theksuar rendesine e njohjes se pavaresise se Kosoves nga Mbreteria e Tajlandes dhe nga shtetet tjera te Azise.

"Procesi i njohjes se Republikes se Kosoves eshte i pakthyeshem. Me njohjen e Kosoves, Mbreteria e Tajlandes dhe shtetet tjera te Azise do te kontribuojne ne paqen, stabilitetin dhe sigurine ne Ballkan dhe Evrope", ka shtuar ai.Nga ana tjeter zevendesministri Nonsrichai ka siguruar ministrin Hoxhaj se shume shpejt te dy vendet do te lidhin marredhenie diplomatike.

Ne kete takim eshte diskutuar edhe per fushat e bashkepunimit ndermjet dy ministrive dhe Qeverive ne te ardhmen. /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2012, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori