Kosova dhe Serbia me fond të përbashkët për veriun
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai Serbisë, Ivica Daçiq kanë rënë dakord në takimin e radhës për ngritjen e një fondi i cili fillimisht do të jetë rreth 16 milionë euro, dhe do të shërbeje për veriun e Kosovës.

Burime të Koha Ditore kanë bërë të ditur se fondi do të menaxhohet nga përfaqësues të BE-së, por informata për mirëmbajtjen e tij do të kenë të dyja qeveritë: edhe e Serbisë, edhe e Kosovës. Ndërsa përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të kenë të drejtë që të bëjnë kërkesa për investimet më me prioritet në atë pjesë të Kosovës.

Krijimi i fondit do të shënojë edhe fillimin e bashkëpunimit të serbëve në veri me institucionet e Kosovës.


Sipas kësa gazete dy kryeministrat janë marrë vesh për një plan se si do të zëvendësohen strukturat e sigurisë së Serbisë në veri, me struktura të serbëve lokalë që do të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2013, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori