Kosove - Serbi, "takohen" vetëm në Bruksel
Pëlqej
Formati i bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të jetë i ndryshëm nga se është.

Takimet e ekipeve negociatore nuk do të zhvillohen as në Prishtinë dhe as në Beograd, por në Bruksel.

Kështu tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton.

Në këtë mënyrë, Kocijançiç ka hedhur poshtë pretendimet e mediumeve serbe, të cilat kishin lajmëruar se dialogu mund të zhvillohej dhe pa Brukselin. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori