Dyshohet se transportoi Ervis Martinajn, sot “vuloset fati” i oficerit të operacionales

Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për oficerin e forcës operacionale që dyshohet se ka ndihmuar Ervis Martinajn.

28-vjeçari Jeton Lami ka rënë në pranga ditën e djeshme, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Lami, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, është lënë në burg nga gjykata dhe akuzohet për shpërdorim detyre./albeu.com/