Kosova dhe Kuvajti thellojnë bashkëpunimin
Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, gjithashtu ambasador jorezident në Republikën e Kosovës Najeeb Al Bader është takuar ditën e sotme me kryeministrin e vendit Hashim Thaçi.

Ky i fundit pasi ka shprehur falenderimet ndaj Kuvajtit për njohjen e Kosovës, theksoi se ishte koha për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunim të shumëanshëm mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori Al-Bader, rikonfirmoi vullnetin e qeverisë së Kuvajtit për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, në veçanti në shkëmbimet ekonomike.

Ambasadori Al-Bader në emër të Qeverisë së Kuvajtit ftoi kryeministrin e Republikës së Kosovës për një vizitë zyrtare në Kuvajt, që do të ishte një rast i mirë për të shpalosur të gjitha mundësitë e investimeve në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2013, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori