Kosova, destinacioni i duhur këtë verë
Kosova po i jep një rëndësi të vecantë turizmit ,duke shfrytëzuar atë si potencial kryesor të zhvillimit të vendit. Turizmi i aventurës, ai etnokulturor janë pikat e forta, me të cilat synohet tërheqja e vizitorëve.

Manastiri i Deçanit është vetëm 12 kilometra larg Pejës. Monument unik, pjesë e Kishës ortodokse serbe në Kosovë. Nga viti 2004, ai ka hyrë në listën e “UNESCO”-s si pasuri e njerëzimit. Njëkohësisht, manastiri është nën mbrotjen e trupave të KFOR-it.

Kisha është bizantine, por ka edhe elementë të arkitekturës romane, e konsiderohet si më e madhja në Ballkan në përbërje të një manastiri. Ajo daton nga mesi i shekullit të XIV. Filmimet janë rreptësisht të ndaluara, por brenda mund të shijosh afreskun më të madh bizantin të Mesjetës, që ndodhet në Ballkan dhe që është ruajtur deri më sot.

Në Gjakovë mund të vizitosh të fashmen lagje “Çarshi” dhe tregun artizanal, kurse Prizreni ofron për turistët një numër të madh atraksionesh. Qyteti gati 2.000-vjeçar ndërthur pjesë të ndryshme të qytetërimeve që ka kaluar. Dëshmi janë kishat katolike, ortodokse - njëra prej të cilave në listën e “UNESCO”-s, xhamitë dhe teqetë.
Shoqatat turistike po organizohen që të ketë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës, e produktet e përbashkëta janë një ide e mirë. /albeu.com/

Prane Pejës ndodhet “Parku i aventurave”, ku mund të praktikosh sporte që lidhen me natyrën, ndërsa rrugës drejt Rugovës për të gjithë ata që ushtrojnë “hiking” gjendet një “via ferrata” mjaft interesante, e ndërtuar nga alpinistë italianë në vitet 2000. Interesant është “zip line” më i gjatë në Ballkan, i certifikuar nga autoritetet zvicerane.

Histori, kulturë, natyrë dhe sporte të aventurës janë ato që mund të gjesh në Kosovë, prandaj zgjidheni Kosovën si destinacionin tuaj këtë verë.
Shtuar më 08/06/2017, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori