Kosova dështon të pastrojë ndotjen, a do t'i kërkohet llogari ministrit të AKR-së?
Edhe përgjatë vitit 2018, Kosova u përball me ndotje të lartë të ajrit dhe tejkalim të normave të ndotjes të lejuara nga Bashkimi Evropian. Më së shumti ndotja e lartë e ajrit u vërejt në kryeqytet
Thëngjilli si lëndë djegëse, termoelektranat, komplekset industriale dhe veturat e vjetra janë shkaktarët kryesorë të ndotjesajrit, sidomos në Prishtinë ku ka frekuentim më të madh.

Zëvendësshefi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad, ka shprehur shqetësime për cilësinë e ajrit në kryeqytet.

“Qe 4 vite jam në Kosovë dhe kur eci në Prishtinë nuk jam shumë i kënaqur me cilësinë e ajrit, menaxhimin e mbeturinave dhe gjërave të ngjashme”, tha ai.

I heshtur përballë kësaj problematike nuk ka qëndruar as ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i cili ka thënë se kjo problematikë ka ekzistuar kaherë, por më parë nuk ka qenë temë diskutimi.


Shtuar më 03/01/2019, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori