“Curva Nord”, mbështetja kryesore e Inter-it (VIDEO)

Inter njihet në Itali por dhe jashtë saj , për tifozerinë e madhe që ka dhe për faktin që mbush stadiumin plotë sa herë që zikaltërit luajnë.

Vitet e fundit Inter ka thyer rekorde për sa i përket mbushjes së stadiumeve nga tifozët e saj, ka patur ndeshje që Inter e ka mbushur stadiumin terësisht plotë duke mos lënë asnjë vend boshë. Përpara se Covid-19 të pushtonte botën dhe futbollin, Inter thyente rekorde çdo ndeshje me biletat e shitura.

“Curva Nord” quhen ultrasit e Inter-it të cilët që kanë mbështetur ekipin italian që prej krijimit të grupit të tyre. Ata njihen si një grupim tifozerie që kërkojnë shumë nga klubi dhe ekipi, por që edhe mahnitin me koreografitë e tyre.

Më poshtë do të keni një video me 10 koreografitë më të bukura të krijuara prej tyre , të cilat të gjitha mbajnë një mesazh specifik./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2021 18:25