Biden adopton një mace, Meta e prezanton me Sashën e tij (FOTO LAJM)

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden në “Twitter” na ka njohur me anëtarin më të ri të familjes së tij. Bëhet fjalë për macen që e ka quajtur Willow.

“Mirë se erdhe në familjen Biden, Willow”, shkruan Biden.

Meta e ka ripostuar, dhe e ka prezantuar atë me macen e tij Sashën.

“Përshëndetje nga Shqipëria” shkruan Meta ndërsa ka ndarë foton e maces së tij.


Shtuar 28.01.2022 21:37