Kosova, anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal
Organizata kryesore ombrellë e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, që numëron 46 anëtarë, në Sarajevë ka marrë vendim që Kosova të anëtarësohet si pjesëmarrëse e re me fuqi të plota në këtë trup, i cili konsiderohet si instrumenti kryesor i paraanëtarësimit në BE dhe bashkëpunimit rajonal.

Kosova u përfaqësua nga Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi.Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme, dje ka theksuar se në këtë organizatë shumë të rëndësishme rajonale do të fshihet prezenca e UNMIK-ut dhe të inkorporohet Kosova si anëtarë i ri, raporton RTK.


Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është organizata më e madhe rajonale dhe anëtarësimi i Kosovës në të shihet si një hap shumë i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në sistemim ndërkombëtarë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2013, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori