Serbia është në krye të listës së vendeve të Ballkanit porsa i përket
rezervave të
arit. Këshilli botëror për ar, ka publikuar një analizë porsa u përket
rezervave të
arit.
Serbia ka 13.1
tonelata ar në
rezerva shtetërore dhe mban vendin e 59, Sllovenia ka vendin e 79-të me 3.2
tonelata ari, Shqipëria radhitet në vendin e 92-të me 1.6
tonelata ari.
Vendet tjera, si Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia, Kosova fare nuk përmenden në raport.
Kosova aktualisht nuk raportohet se ka
rezerva të
arit as në Bankën
Qendrore.
Në pasqyrat e fundit financiare të vitit të kaluar të BQK-së nuk figuron se vendi ka
rezerva të
arit, përpos
rezervave monetare në euro.
“Në Bankën
Qendrore të Kosovës nuk ka
rezerva të
arit”, konfirmon për gazetën “Zëri” një zyrtar i lartë i Bankës
Qendrore, i cili nuk preferon të flasë me emër.
Ndërkohë që ari ka arritur çmimin më të lartë në histori me mbi 1817 dollarë për oncë. /albeu.com/
Rezervat shtetërore të arit
Serbia 13.1
tonelata ar
Sllovenia 3.2
tonelata ar
Shqipëria 1.6
tonelata ar
Shtuar më 17/08/2011,
ora 13:56