Kosovë-Serbi në Bruksel, flasin për marrëveshjen
Delegacioni i Kosovës me në krye zv/kryeministrin Hajredin Kuçin dhe delegacioni serb udhëtojnë sot drejt Brukselit ku do të takojnë baroneshën Catherine Ashton.

Tema e takimit të tyre do të jetë hartimi i një plani për zbatimin e marrëvehsjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi do t’i paraqes Ashtonit, planin e Kosovës për implementimin e marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Kryeministri Hashim Thaçi, dje tha se plani i Kosovës për implementimin e marrëveshjes parasheh akte ligjore, afate kohore dhe akterë të implementimit, që janë të gjitha institucionet e Kosovës me mbështetjen e plotë të BE-së, SHBA-së dhe aktorët tjerë si EULEX, NATO dhe OSBE. Thaçi tha se implementimi i marrëveshjes është sfidë dhe fati i marrëveshjes do të varet nga zbatimi i saj.

“Presim që të kemi planin implementues të dakorduar deri më 26 prill, në mënyrë që menjëherë të fillojë implementimi. Sfidë do të jetë implementimi dhe fati i marrëveshjes varet nga kjo”, u shpreh Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori