Ambasadori i ShBA-së, Philip S.
Kosnett, ka vizituar panairin universitar “Education USA”.
Kosnett e ka quajtur si një
mundësi të mirë aplikimin për të studiuar në universitetet e
Amerikës, sipas tij, kjo tregon lidhje të fortë ndërmjet
Amerikës dhe Kosovës.
“Është kënaqësi e madhe që jam në panairin e edukimit ku kemi gjithë ata përfaqësues të universiteteve të ndryshme amerikane. Është një
mundësi shumë ë mirë të studioni dhe të transferoni studimet, është ngazëlluese që i kemi më shumë se 1000 studentë dhe pritet që të bashkohen mbi 1 milion studentë të huaj dhe kjo tregon për lidhjen e fortë të shteteve të bashkuara të
Amerikës dhe Kosovës”, tha
Kosnett.
Pjesëmarrësja në panair, Vlera Potera, tha se është një
mundësi e mirë që studentët të jenë pjesë e universiteteve në Amerikë.
Shtuar më 12/04/2019,
ora 16:54