Kosnett tek serbët: Jam lodhur shumë për t'i bindur shqiptarët të heqin taksën
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar Komunën e Graçanicës dhe të Parteshit, që banohen me shumicë serbe.

Gjatë kësaj vizite, Kosnett është takuar me kryetarin e Graçanicës Sërxhan Popoviq dhe atë të Parteshit, Dragan Petkoviq si dhe me përfaqësueset e Asociacionit të Grave në Biznes, një iniciativë multi-etnike që mbështetet nga USAID-i.

“Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim tregtar ndërmjet komuniteteve për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për të gjithë”, shkruar në profilin e tij në Twitter, ambasadori Kosnett.

Kjo është hera e dytë që brenda një periudhe të shkurtër ambasadori Kosnett viziton Graçanicën.

Më 28 mars, gjatë vizitës në këtë komunë, ambasadori Kosnett kishte bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shtuar më 01/05/2019, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori