Njëzet vjetori i masakrave në Kosovë është përcjellë me deklarata politike. Në Serbi duke u mohuar krimet nga udhëheqësit e shtetit, dhe në Kosovë duke kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj këtij mohim.
Ambasada amerikane, përmes një deklarate, thotë se mohimi i mizorive
ofendon viktimat në luftën e
Kosovës.
Ambasada amerikane sot ka ngushëlluar të gjithë familjarët që po përkujtojnë 20 vjetorin e të rënëve gjatë
luftës në Kosovë.
Në deklaratën e ambasadës thuhet se të mohuarit e krimeve të
luftës, i
ofendon kujtimet për
viktimat, shkruan Gazeta Express.
“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të
luftës,
Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive
ofendon kujtimet për
viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e
Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e
luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Në deklaratat e krerëve shtetërorë gjatë ceremonive përkujtimore të viktimave në masakrat e 20 vjetëve më parë, disa herë kanë përsëritur se bashkësia ndërkombëtare po hesht ndaj mohimit të krimeve nga liderët serbë.
Shtuar më 15/04/2019,
ora 16:48