I diplomuar në drejtësi dhe me precedentë të mëparshëm penalë, kush është “Rambo” i Lezhës që do vriste politikanët

Antonio Leka, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Lezhë mësohet se ka kryer studimet e larta për drejtësi.

Në momentin e arrestimit, 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, antiplumb dhe në çantë iu gjetën armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si blindshpusa dhe fishekë.

I arrestuari ka deklaruara para hetuesve se “ishte nisur për të vrarë politikanët”, por nuk ka pranuar të tregojë se nga kishte arritur t’i siguronte armët dhe kush ishte shënjestra e tij.

Albeu.com mëson se Leka rezulton me precedent të mëparshëm kriminalë.

Precendët e mëparshëm kriminale lidhen me tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike ku për këtë të fundit ka vuajtur një dënim të lehtë.

Siç mësoi Albeu.com, Antonio Leka është djali i një oficereje ushtrie, Davë Leka.

Kanë qenë familjarët e 36 vjeçarit që kanë lajmëruar policinë pasi e kanë parë duke futur armë dhe municione në fugon. Në makinë ka hyrë dhe e ëma, e cila në momentin e ndalimit është munduar ta mbrojë duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.

36 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari./Albeu.com.


Shtuar 10.01.2023 14:19