Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip
Kosnett, ka reaguar në lidhje me
transparencën në
Gjykata për sa i përket vendimeve të publikuara.
Kosnett vazhdimisht është duke bërë thirrje për rëndësinë e sundimit të ligjit në të gjitha institucionet e Kosovës.
Kosnett në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, ka shkruar se
Gjykatat Themelore në Pejë dhe Prishtinë janë larg nga arritjet e Gjykatës
Themelore në Ferizaj.
Kjo sepse
Gjykata Themelore në Pejë ka publikuar vetëm 6 për qind të vendimeve e
Gjykata Themelore në Prishtinë vetëm 11 për qind. Kjo sipas ambasadorit është dëshpëruese. Ai ka shkruar se të dy
gjykatat mund të bëjnë më shumë për të rritur
transparencën.
Ambasadori ka lavdëruar Gjykatën
Themelore të Ferizajit që ka ngritur
transparencën gjyqësore duke publikuar 70 për qind të vendimeve.
Shtuar më 11/05/2019,
ora 16:46