Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip
Kosnett, thotë se integrimi euroatlantik i
Kosovës varet domosdoshmërisht nga ndëshkimi i
dhunës ndaj
grave.
Përmes një postimi në Twitter,
Kosnett ka shkruar se nëse
Kosova ratifikon konventën për mbrojtjen e
grave nga dhuna, atëherë ky do të jetë një matës i mirë se sa dëshiron lidershipi i vendit që
Kosova të avancojë në integrimin euroatlantik.
“Kërkoj nga
Kosova të ratifikojë Konventën e Stambollit për evitimin e
dhunës ndaj
grave. NËse
Kosova mund të marrë këtë hap, liderët dërgojnë mesazh të qartë se jeni të gatshmë për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Konsett.
Ndryshe, ambasadori
Kosnett, që nga marrja e detyrës së tij në krye të misionit amerikan në Kosovë, ka apeluar për avancimin e
grave dhe ndërshkimin e
dhunës ndaj tyre.
Ndërkaq, në Kosovë vazhdojnë të raportohen raste të shumta të
grave që janë viktima të
dhunës në familje dhe jashtë saj.
Shtuar më 08/04/2019,
ora 17:30