Kosnett: Dhuna nuk ka vend në demokracinë e Kosovës
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar lidhur me hedhjen e vezëve nga aktivistë të opozitës ndaj zyrtarëve qeveritarë.

Kosnett ka thënë se nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës.

“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës, qoftë ato armë, gaz apo vezë”, shkroi ai në Tuitter.

“Kjo nuk është shaka, dhe ata që përdorin dhunën apo e motivojnë atë duhet të konsiderojnë dëmin që i bëjnë reputacionit të Kosovës

Tutje Kosnett thotë se nuk ka arsyetime, dhe ajo që është bërë më herët nuk duhet të jetë motivim që të përsëritet dhuna në Kuvend, por duhet krijohet një dialog konstruktiv.

“Dhe “ata e kanë bërë më herët” nuk është arsyetim. Respektoni demokracinë. Flisni me njëri tjetrin”, shtoi Kosnett.

Javën e kaluar disa aktivistë të AAK’së sulmuan me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Arsyeja ishte që të mos largohet taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hergovines, gjë të cilen Qeveria e ka premtuar.
Shtuar më 24/02/2020, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori