Koshtunica i trembet vendosjes së kufijve me Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka reaguar n[ lidhje me vendosjen e kufirit me Kosovën. Pas nënshkrimit të traktit të partisë së tij “Serbia është e kërcënuar”, ai theksoi se shteti është më së shumti i kërcënuar nga një rrezik – vendosja e kufirit brenda vetë Serbisë, përkatësisht ndërmjet Serbisë e Kosovës që, si tha ai, po paralajmërohet të vendoset në gjysmën e parë të muajit dhjetor, shkruan RTK.

“Kjo hap çështjen e përgjegjësisë së madhe para së cilës gjendet ky pushtet. Sidomos shtrohet çështja e përgjegjësisë së Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, së cilës i është drejtuar PDS me propozim për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa dispozitave në bazë të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nën patronazhin, përkatësisht mbikëqyrjen e Brukselit”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2012, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori