Kosaçov: Serbia e humbi Kosovën
Konstantin Kosaçov
Presidenti i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dumën ruse, Konstantin Kosaçov ka deklaruar se frikësohet që Serbia do të humbë edhe pjesë të territorit të saj (që i referohet Kosovës) e edhe respektin në botë pas pajtimit të hartimit të rezolutës së përbashkët për Kosovën me BE-në.

“Druaj se me devijimin faktik të parimit të paprekshmërisë së kufijve, autoritetetBeograd do ta humbin edhe territorin e tyre historik dhe të gjithë respektin brenda bashkësisë ndërkombëtare. Miqtë tanë serbë vetë e çuan rezolutën në absurditet, ndërsa në sytë e bashkësisë ndërkombëtare përmes kësaj e humbën kredibilitetin”, është shprehur Kosaçov, raporton portali serb “Press”.

Ai ka shtuar se si pasojë e pranimit të një rezolute të tillë “mund të presim valë të re njohjesh për pavarësinë e Kosovës, pasi që shtetet tjera nuk mund ta mbrojnë integritetin territorial të Serbisë kur ajo vetë tërhiqet nga ai territor”.
“Ofertën tonë për ndihmë diplomatike në lidhje me rezolutën e re, autoritetetBeograd e kanë refuzuar me finesë. Nuk kanë pranuar as ofertat për këshilla ligjore dhe grupin për mbështetje strategjike para takimit të AP të OKB-së. U pa se Serbia kishte vendosur të bënte marrëveshje me partnerët e saj perëndimor dhe të tërhiqet nga kërkesa që bëri në AP të OKB-së. Personalisht mendoj se kjo gjë nuk do t’i sjellë asnjë të mirë, mirëpo respektojmë vendimin e tyre sovran dhe në atë rrugë u dëshirojmë shumë sukses”, është shprehur Kosaçov, raporton “Press”.
Shtuar më 13/09/2010, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori