Korrupsioni, priten arrestime të zyrtarëve të lartë
Policia e Kosovës prite të marrë një ofensivë kundër korrupsionit ku në pranga do të bien zyrtarë të lartë të institucioneve ndaj të cilëve kanë filluar hetimet e para.


Sipas Indeksonline brenda Drejtorisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë bërë të ditur se janë duke intervistuar disa persona për raste korrupsioni në nivel të lartë, ku pas disa javësh do të shihen rezultatet konkrete.


“Jemi në proces të hetimeve për disa raste të rënda korrupsioni, kemi intervistuar disa individë dhe disa të tjerë do të merren në pyetje, ku më pas do të fillojnë arrestimet e zyrtarëve të lartë të institucioneve kosovare”, ka thënë një zyrtar policor i ngarkuar me disa raste hetimi. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori