Shefi i ri i misionit të EULEX në Kosovë
Bernd Borchardt, i cili do të marrë detyrën në 1 shkurt ka deklaruar në një konferencë për shtyp në Bruksel se prioritet i ketij misioni do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar.
“Kur u largova nga Kosova në vitin ’99 pata bindjen e plotë se populli kërkonte paqe dhe liri, por përveç kësaj ata donin institucione të qendrueshme, demokraci dhe rend ligjor. Pra, ne jemi këtu për të ndihmuar Kosovën europiane, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Por, kemi ende sfida të rënda përballë nesh, siç janë
korrupsioni dhe
krimi i
organizuar”, u shpreh
Bernd Borchardt.
Sipas tij situata në veri mbetet një çështje e një shqetësimi të lartë për misionin, siç ka ndodhur këto dy vjet. Por, ai ka vlerësuar edhe ndryshimet, siç është nisja e zbatimit të marrëveshjes për pikë-kalimet kufitare. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013,
ora 09:42