Korpusi amerikan i Paqes në Kosovë ndihmon të gjitha komunitetet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim lamtumire me drejtorin e Korpusit amerikanPaqes në Kosovë, Stephen Kutzy i cili shoqërohej nga drejtoresha e re e këtij korpusi zonja Darlene Grant.

Në këtë takim Jahjaga çmoi lartë kontributin e ish drejtorit Kutzy, si drejtori i parë i Korpusit amerikanPaqes në Kosovë. Ajo theksoi se angazhimi i Kutzyt dhe i të gjithë vullnetarëve është shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve midis qytetarëve të Kosovës dhe popullit amerikan si dhe për thellimin e miqësisë midis dy vendeve.

Gjithashtu presidentja Jahjaga i ka uruar mirëseardhje në Kosovë drejtoreshës së re të Korpusit amerikanPaqes, Darlene Grant dhe e inkurajoi atë për të vazhduar me sukses misionin e filluar nga Kutzy, që përmes angazhimit të vullnetarëve, t'i ofrohet ndihmë të gjitha komuniteteve që jetojnë nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës.

Drejtori i Korpusit amerikanPaqes në Kosovë, Stephen Kutzy, e falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen që institucionet dhe qytetarët e Kosovës i kanë ofruar atij personalisht por edhe vullnetarëve të Korpusit amerikanPaqes. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2015, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori