Koronavirusi, Kosova merr masa për ta parandaluar
Virusi i cili tashmë ka prekur Evropën, mund të përhapet edhe në Kosovë. Për shkak të gjendjes alarmante dhe numrit të madh i të prekurve, institucionet shëndetësore në vend janë bërë gati.

Gjithashtu, një staf mjekësor po qëndron edhe në aeroport.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike del me rekomandime për të parandaluar rastet me virus në Kosovë, pas situatës në Kinë.

Mbi 40 personave ua mori jetën brenda pak ditëve.

Virusi që së pari u vërejt në provincën wuhan në Kinë, ka prekur mbi 1400 persona.

Ani pse ka një distancë të madhe gjeografike, në Kosovë po kërkohet vigjilencë për rastet e mundshme të prekura me këtë virus.

Është instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë që rekomandon kujdes të shtuar nga të gjitha institucionet përkatëse për ndonjë rast të mundshëm të këtij virusi në vend.

Mbikëqyrja përfshin edhe angazhimin e një ekipi mjekësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili ka detyrë të raportojë në rast se shfaqen persona të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

Ne IKSHKP përmendin nevojën e ndërmarrjes së masave për të parandaluar përhapjen e virusit.

Disa nga masat e parandalimit përfshijnë shmangien e kontaktit të ngushtë me personat që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes, larja e shpeshtë e duarve, e veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
Shtuar më 25/01/2020, ora 21:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori