Koronavirusi i merr jetën të burgosurit, detajet nga ngjarja
Një i burgosur i prekur me Covid-19 ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin RajonalPejës në Kosovë.

Në njoftimin për media Shërbimi Korrektues i Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit.

72-vjeçari gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë kishte probleme psikiatrike dhe ishte trajtuar me terapi përkatëse.

“Nga data 06.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Repartin Psikiatrik të Spitalit RajonalPejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas SHKK-së, i ndjeri gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit RajonalPejës, M. C, me datë 10.12.2020 ishte testuar për COVID- 19, ku kishte rezultuar pozitiv.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.
Shtuar më 14/12/2020, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori